Bota

Përgatitjet për arkivolin e Mbretëreshës në Edinburg

Ditën e sotme kanë vazhduar përgatitjet për mbërritjen e arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth. Rrugët janë mbyllur dhe po ngrihen barriera në kryeqytetin skocez Edinburgh.

10 Shtator 2022, 10:02 Nga s.s
Përgatitjet për arkivolin e Mbretëreshës në Edinburg
Përgatitjet në Britani

BRITANI- Ditën e sotme kanë vazhduar përgatitjet për mbërritjen e arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth. Rrugët janë mbyllur dhe po ngrihen barriera në kryeqytetin skocez Edinburgh për mbërritjen e arkivolit të Mbretëreshës këtë fundjavë.

Arkivoli pritet të zhvendoset nga kështjella Balmoral ku ajo vdiq, në Pallatin e Holyroodhouse në Edinburg të dielën, raporton BBC.

Pas kësaj, anëtarët e publikut do të lejohen të kalojnë arkivolin në Katedralen St Giles në kryeqytetin skocez, përpara se të udhëtojë për në Londër të martën.

vdes mbreteresha elisabeth ii britani

Sondazh

Poll