Bota

Vuçiç: Perëndimi prezantoi një kornizë komplet të re për dialogun me Kosovën

Në fjalën e tij Vuçiç foli dhe për takimin e zhvilluar me të dërguarin special të BE për dialogun Miroslav Lajçak si dhe dy këshilltarëve të Macron dhe Scholz.

10 Shtator 2022, 09:42 Nga d.a.
Vuçiç: Perëndimi prezantoi një kornizë komplet
Vucic

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbledhur mëngjesin e sotëm Këshillin e Sigurisë ku si temë kryesore diskutimi ka qenë Kosova.

Sipas mediave vendase, në fjalën e tij Vuçiç foli dhe për takimin e zhvilluar me të dërguarin special të BE për dialogun Miroslav Lajçak si dhe dy këshilltarëve të Macron dhe Scholz.

Vuçiç i dërguari i BE-së Miroslav Lajçak dhe të dërguarit Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron, ka dëgjuar një kornizë krejtësisht të re për zgjidhjen e marrëdhënieve me Kosovën.

"Ata thanë se nuk duan konflikte të reja në Evropë dhe gjëja tjetër e rëndësishme është që fuqitë e mëdha perëndimore plus Turqia, siç thanë ata, duan ta zgjidhin këtë problem, sepse në Evropë ka luftë, ajo duhet të mbrohet, dhe në përputhje me atë marrëveshje të mundshme, ata do ta shmangnin mundësinë ose do ta kishin shumë më të lehtë t'i jepnin një përgjigje të qartë Vladimir Putinit për precedentin ligjor në lidhje me Kosovën" - tha Vuçiç.

Vuçiç paralajmëroi sërish se në veri të Kosovës po shfaqen baza ilegale të policisë së Kosovës dhe ritheksoi se mund të ketë sulme dhe përplasje.

"Egërsia dhe banditizmi i autoriteteve të Prishtinës nuk ka fund, dhe sipas nenit 9 të Marrëveshjes së Brukselit, policia e Kosovës në veri i përket Drejtorisë së Veriut, në të cilën 99 për qind e anëtarëve duhet të jenë serbë" - tha ai

Siç tha ai, në të gjitha këto veprime nuk i informojnë serbët, nuk i njoftojnë katër kryetarët e komunave dhe deklarojnë se e kontrollojnë Gazivodën edhe pse ndodhet në territorin e njërës prej katër komunave serbe.

“Nuk ka asnjë normë juridike që nuk e kanë shkelur dhe këtë e dinë përfaqësuesit e huaj”,-përfundoi Vuçiç.

aleksander vucic serbia mbledh keshillin e sigurimit dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll