Aktualitet

138 mijë euro grabitje! Shkatërrohet banda e shqiptarëve, grupi kriminal pikaste qytetarët në bankomate, s’u kursenin as makinat

Nëndrejtoria e Sigurimit të Atikës Perëndimore formoi menjëherë një ekip të posaçëm punonjësish policie për mbledhjen e informacioneve në lidhje me grabitjen e mësipërme, si dhe raste të tjera që paraqisnin një metodologji të ngjashme veprimi.

9 Shtator 2022, 22:35 Nga F.M
138 mijë euro grabitje! Shkatërrohet banda e shqiptarëve, grupi
Policia greke

GREQI- Tetë persona, anëtarë të një grupi kriminal, mes të cilëve ka edhe shqiptarë janë vënë në pranga. Mediat greke shkruajnë se organizata kriminale kishte si fokus vjedhjen e grabitjen e qytetarëve që tërhiqnin para në bankomate, të çantave apo të makinave.

Mediat greke shkruajnë se fundi për tetë anëatrët e grupit nisi kur kanë grabitur një person jashtë një filiali banke në Peristeri, duke i marrë me dhunë një sasi të madhe parash. Nëndrejtoria e Sigurimit të Atikës Perëndimore formoi menjëherë një ekip të posaçëm punonjësish policie për mbledhjen e informacioneve në lidhje me grabitjen e mësipërme, si dhe raste të tjera që paraqisnin një metodologji të ngjashme veprimi.

Pas një hetimi të gjatë dhe të plotë, u zbulua veprimi i një organizate kriminale me veprim të vazhdueshëm, me role të ndara.

Anëtarët e organizatës gjurmonin dhe shënjestruan personat që shkonin në degët e bankave dhe ishin gati të kryenin transaksione me para në dorë. Më pas ata qëndronin jashtë degëve dhe në distancë, për të mos u regjistruar nga kamerat e bankës dhe kur e shihnin të përshtatshme, sulmonin viktimat e tyre, shpesh me mizori ekstreme, duke u marrë para dhe sende personale.

Në fakt, në rastet kur ‘shënjestra’ lëvizte me automjet, makinës i çanin gomat dhe kur qytetari ndalonte për të kontrolluar dëmin, gjenin momentin e duhur për ta sulmuar.

Ky është tipik rasti i një gruaje që ra viktimë e mizorisë së veçantë të tre anëtarëve të organizatës kriminale në zonën e Açarnës tetorin e kaluar. Autorët u përplasën qëllimisht me mjetin që drejtohej nga gruaja. Gruaja zbriti nga automjeti i saj dhe i është afruar makinës së sulmuesve. Më pas, njëri prej autorëve i ka tërhequr çantën. Gruaja u përpoq të merrte çantën e saj dhe u afrua drejt grabitësve, por drejtuesi shtypi pedalen e gazit dhe e përplasi me makinë.

Nga hetimet paraprake janë zbuluar 16 ngjarje në të cilat ishin përfshirë, nga të cilat dyshohet se kanë arritur të grabisin mbi 138 mijë euro.

policia greke grabitje ne greqi shqiptaret ne greqi

Sondazh

Poll