Bota

Fjalimi i parë i monark, Mbreti Charles III do t'i drejtohet kombit në orën 18:00

BBC shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur Buckingham Palace me anë të një deklarate për mediat. 

9 Shtator 2022, 17:07 Nga I.A
Fjalimi i parë i monark, Mbreti Charles III do t'i drejtohet kombit
Mbreti Charles III

ANGLI- Mbreti Charles do të mbajë fjalimin e tij të parë mbarëkombëtar si monark i ri i Britanisë në orën 18:00. BBC shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur Buckingham Palace me anë të një deklarate për mediat. 

Mesazhi do të regjistrohet në dhomën blu të Pallatit këtë pasdite. Fjalimi më pas do t'i transmetohet kombit në orën 18:00.

Mbretëresha Elizabeth II ka vdekur pas 70 vitesh në fron. Ajo vdiq në moshën 96 vjeçare e rrethuar nga familja e saj në shtëpinë e saj në Balmoral, duke përfshirë djalin dhe trashëgimtarin e fronit Charles, Princin e Uellsit dhe nipërit e saj, Dukën e Kembrixhit, Princin ëilliam.

mbreti charles iii

Sondazh

Poll