Bota

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekzekutohet në Stamboll kreu i grupit kriminal “Skaljari” në Mal të Zi

Njoftimi u ka mbërritur përmes kanaleve ndërkombëtare nga autoritetet turke tek ato malazeze ndërkohë që pritet edhe zbardhja e detajeve.

9 Shtator 2022, 15:21 Nga d.a.
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekzekutohet në
Jovan Vukotiç

MAL I ZI- Jovan Vukotiç nga Kotorri është ekzekutuar mbrëmë rreth orës 20:00 në Stamboll dhe lajmi është konfirmuar  zyrtarisht nga administrata policore.

Sipas Vijesti, njoftimi u ka mbërritur përmes kanaleve ndërkombëtare nga autoritetet turke tek ato malazeze ndërkohë që pritet edhe zbardhja e detajeve.

Vukotiç, i cili u ekzekutua dje, mori drejtimin absolut të grupit të organizuar kriminal “Skaljari” pas vrasjes së kumbarit të tij Igor Dedoviç në Athinë më 19 janar 2020.

Vukotiçi kishte arkëtuar 4.000.000 euro për disa vrasje thuhet në dokumentin e Gjykatës së Apelit për vazhdimin e paraburgimit të njërit prej anëtarëve të kësaj organizate kriminale. Përveç Vukotiçit, aktakuza e fundit e SDT-së përfshin edhe Jovan Mrvaljeviç nga Nikshiqi, si dhe Vladan Mijuskoviç, i cili është në arrati.

Si kryetar i kësaj organizate, Jovan Vukotiq ka përcaktuar se cilët persona duhet të vriten, ka dhënë udhëzime dhe urdhra për kohën, vendin dhe mënyrën e likuidimit, ka siguruar telefona të koduar, para, armë dhe mjete shpërthyese që do të përdoreshin për vrasjet e planifikuara. Akuzat e SDT-së kundër Vukotiqit, Mrvaljeviqit dhe Mijushkoviqit bazohen në transkriptet e Sky Communications të bëra nga këta të akuzuar përmes telefonave të koduar, të cilat i janë dorëzuar policisë malazeze nga Europol.

vritet jovan vukotiç

Sondazh

Poll