Bota

Blinken: Moska po paguan një çmim të lartë për luftën në Ukrainë! Stoltenberg: Duhen dërguar pajisje dimërore për ushtarët

jatë një konference të përbashkët ata u shprehen se tani që dimri po afron dhe temperaturat do të jenë të ulëta ata kanë nevojë që të mbështeten që të vijojnë luftën.

9 Shtator 2022, 16:55 Nga e.k
Blinken: Moska po paguan një çmim të lartë për
Anthony Blinken dhe Jens Stoltenberg

SHBA- Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s kanë bërë thirrje për dërgimin e pajisjeve dimërore në Ukrainë. Gjatë një konference të përbashkët ata u shprehen se tani që dimri po afron dhe temperaturat do të jenë të ulëta ata kanë nevojë që të mbështeten që të vijojnë luftën.

“Dërgimi i përforcimeve ushtarake ruse në rajonin e Kharkiv, ku Ukraina ka kaluar në kundërsulm, tregon se Moska po paguan një ‘çmim të madh’ për agresionin e saj”, tha sot nga Brukseli sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

“Numri i ushtarëve rusë në Ukrainë është i madh dhe për fat të keq presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se do të dërgojë edhe më shumë, por ky është edhe një çmim i madh për Rusinë”, kështu është shprehur Blinken gjatë një konference shtypi të zhvilluar së bashku e sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg, nga ana e tij, u kërkoi aleatëve që t’u sigurojnë forcave ukrainase pajisje dimërore, në mënyrë që ushtarët ukrainas të vazhdojnë të luftojnë kur moti bëhet i ftohtë.

Në dimër, temperatura mesatare në pjesën më të madhe të vendit bie nën zero. Nuk është e pazakontë që merkuri të bjerë deri në -15 gradë Celsius.

anthony blinken jens stoltenberg

Sondazh

Poll