Sport

Ballkani flirton me fitoren deri në minutën e 91', Cluj e ndëshkon në fund! 'Vriten' ëndrrat për një fitore në Conf.League

Debutim dinjitoz për Ballkanin në Conference League. Mund të shkonte akoma më mirë për kampionët e Kosovës të cilët e kanë nisur me barazim fazën e grupeve,me sfidën e luajtur përballë Cluj në “Fadil Vokrri” që u mbyll me barazimin 1-1.

8 Shtator 2022, 20:55 Nga DOSJA

Ballkani flirton me fitoren deri në minutën e 91', Cluj e

PRISHTINË- Debutim dinjitoz për Ballkanin në Conference League. Mund të shkonte akoma më mirë për kampionët e Kosovës të cilët e kanë nisur me barazim fazën e grupeve,me sfidën e luajtur përballë Cluj në “Fadil Vokrri” që u mbyll me barazimin 1-1. Armend Thaqi ngriti peshë tifozët në stadiumin “Fadil Vokrri”, kur në minutën e 65' shënoi golin e avantazhit.

Shpresat për një fitore historike rriteshin me kalimin e minutave, por një pakujdesi në mbrojtje në minutën e 91-të i jep mundësinë Mathias që t’i ndëshkojë. Ndeshja përfundon me rezultatin 1-1, që sërish mbetet mjaft pozitiv për Ballkanin e Ilir Dajës.

E.Ç (Dosja.al)

ballkani conference league cluj

Sondazh

Poll