Bota

Pas takimit me Lajçak, Kurti: Finalja e dialogut Kosovë-Serbi të jetë njohja reciproke

Zyra për Media e Kryeministrisë njofton se në këtë takim Kurti ka theksuar se Kosova ka treguar vullnet dhe gatishmëri për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë.

9 Shtator 2022, 13:15 Nga d.a.
Pas takimit me Lajçak, Kurti: Finalja e dialogut Kosovë-Serbi
Bonne, Plotner, Lajcak dhe Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në Prishtinë të dërguarin special për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajcak, bashkë me dy këshilltarët e Scholz dhe Macron, Emmanuel Bonne dhe Jens Plotner.

Zyra për Media e Kryeministrisë njofton se në këtë takim Kurti ka theksuar se Kosova ka treguar vullnet dhe gatishmëri për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë.

Gjatë takimit u bisedua për nevojën e përpjekjeve edhe më të fuqishme nga të gjithë akterët që perspektiva evropiane të bëhet realitet për shtetet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Kurti ka ripërsëritur se finalja e dialogut duhet të jetë përfituese për qytetarët e dyja vendeve dhe që të përmbaje njohjen reciproke në qendër.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftuan të shtunën se kanë angazhuar këshilltarët e tyre për të mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Në një letër dërguar Kurtit dhe Vuçiçit, dy udhëheqësit kryesorë të BE-së u bënë thirrje atyre që të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat do të sjellin përparim në dialog.

miroslav lajçak ne kosove

Sondazh

Poll