Bota

Përfundon takimi me Kurtin, Lajçak: Biseduam mbi 2 orë, s'mund të jap detaje

Lajçak tha se kanë biseduar më shumë se dy orë me Kurtin rreth dialogut dhe lëvizjes përpara të procesit ku sipas tij janë biseduar tema tepër të rëndësishme.

9 Shtator 2022, 12:20 Nga d.a.
Përfundon takimi me Kurtin, Lajçak: Biseduam mbi 2 orë,
Lajcak ne kosove

KOSOVË- I dërguari i psoaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak i shoqëruar nga dy këshilltarët francez dhe gjerman Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune, ka folur shkurt para mediave pas takimit që patën me kryeministrin Albin Kurti.

Lajçak tha se kanë biseduar më shumë se dy orë me Kurtin rreth dialogut dhe lëvizjes përpara të procesit ku sipas tij janë biseduar tema tepër të rëndësishme.

“Disktuam më shumë se dy orë me kryeministrin Albin Kurti rreth dialogut dhe si të sjellën dinamika të reja dhe të lëvizet përpara me procesin. Ishte një diskutim i thellë dhe i rëndësishëm”, tha ai.

Diplomati sllovak që është i ngarkuar për ndërmjetësimin mes Prishtinës dhe Beogradit tha se e kanë kryer pjesën e parë të misionit në Prishtinë.

S’mund të flas më shumë detaje sepse pasdite do të kemi takimin me presidentin Vuçiç, pra ne kemi përfunduar pjesën e parë të misionit në Prishtinë”, tha ai.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftuan të shtunën se kanë angazhuar këshilltarët e tyre për të mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Në një letër dërguar Kurtit dhe Vuçiçit, dy udhëheqësit kryesorë të BE-së u bënë thirrje atyre që të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat do të sjellin përparim në dialog.

miroslav lajçak ne kosove dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll