Bota

Ndarja nga jeta e Mbretëreshës Elizabeth II, Mbreti Charles III shpall 17 ditë zie

Sipas një deklarate të Pallatit Buckingham, e cila shtoi se data e funeralit do të konfirmohet “në kohën e duhur”.

9 Shtator 2022, 11:42 Nga k.m.

 

Ndarja nga jeta e Mbretëreshës Elizabeth II, Mbreti Charles III shpall
Charles III

 

BRITANI E MADHE- Mbreti Charles III ka shpallur një periudhë zie prej 17 ditësh për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. Mbreti sot ka kërkuar që të mbahet një periudhë zie mbretërore nga e premtja deri në shtatë ditë pas funeralit të Mbretëreshës, sipas një deklarate të Pallatit Buckingham, e cila shtoi se data e funeralit do të konfirmohet “në kohën e duhur”.

“Pas vdekjes së Madhërisë së Saj Mbretëreshës, është dëshira e Madhërisë së Tij Mbretit që një periudhë zie mbretërore të mbahet nga tani deri në shtatë ditë pas funeralit të Mbretëreshës. Data e funeralit do të konfirmohet në kohën e duhur,”- shkruan Pallati.

Periudha e Zisë Mbretërore do të respektohet nga “Anëtarët e familjes mbretërore, stafi i familjes mbretërore dhe përfaqësuesit e familjes mbretërore në detyra zyrtare, së bashku me trupat e angazhuar në detyrat ceremoniale”, sipas deklaratës së Pallatit Buckingham.

Mbretëresha Ekizabeth II ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 96-vjeçare. Ajo ishte udhëheqësja më jetëgjatë e Britanisë, duke mbretëruar 70 vite. Pas vdekjes së Elizabeth, në fron u ngjit djali i saj ish-Princi i Uellsit, Charles.

 

charles iii vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll