Bota

VIDEO/ Kapen dy të rinjtë shqiptarë në Spanjë, u gjetën në parcelën me 4 mijë bimë kanabis

Kjo është goditja e tretë radhazi ndaj mafies shqiptare, pasi ka çmontuar një plantacion shumë të ngjashëm me këtë në Pontevedra dhe disa të tjera në katër provincat e Katalonjës. Të gjitha këto janë regjistruar ditët e fundit.

9 Shtator 2022, 11:14 Nga k.m.
VIDEO/ Kapen dy të rinjtë shqiptarë në Spanjë, u
Pamje nga Spanja

SPANJË- Garda Civile e Valencias (Spanjë) ka arrestuar dy shqiptarë të moshës 18 dhe 21 vjeç, pasi çmontoi një fushë të madhe me kanabis.

Kjo është goditja e tretë radhazi ndaj mafies shqiptare, pasi ka çmontuar një plantacion shumë të ngjashëm me këtë në Pontevedra dhe disa të tjera në katër provincat e Katalonjës. Të gjitha këto janë regjistruar ditët e fundit.

Në mesin e korrikut, në kuadrin e planit të Gardës Civile u nis një hetim kundër kultivimit të marijuanës në qytetin e Navarrés. Si rezultat i kësaj, një plantacion i madh kanabisi u vendos në një zonë të njohur në vend si Estrecho de la Hoya, e cila është e vështirë për t'u aksesuar.

Pas verifikimeve në lidhje me këtë plantacion u bë e mundur edhe kapja e shqiptarëve, të dy ende të paidentifikuar. Sipas mediave vendase, në fermë ishin mbjellë 3965 bimë kanabis, ndërkohë që ka nisur puna për kapjen e personave që në fakt ishin në krye të dy të rinjëve që u kapë në Spanjë. 

spanje

Sondazh

Poll