Bota

Princi Harry arrin vonë në Balmoral, nuk i jap dot lamtumirë Mbretëreshës Elizabeth

Pallati Buckingham njoftoi vdekjen e monarkut 96-vjeçar rreth orës 18:30 (GMT), megjithatë, avioni i Princit Harry u raportua të ishte ende në ajër në atë kohë.

8 Shtator 2022, 22:51 Nga I.A
Princi Harry arrin vonë në Balmoral, nuk i jap dot lamtumirë
Princi Harry

ANGLI- Princi Harry nuk ishte në gjendje të takonte gjyshen e tij, Mbretëreshën Elizabeth II, përpara se të shpallej vdekja e saj pasi ai arriti vonë në Skoci. Pallati Buckingham njoftoi vdekjen e monarkut 96-vjeçar rreth orës 18:30 (GMT), megjithatë, avioni i Princit Harry u raportua të ishte ende në ajër në atë kohë.

Avioni i Dukës së Sussex-it më pas u ul në Skoci më shumë se 15 minuta më vonë, me Princin Harry që u pa në pjesën e pasme të një makine rreth orës 19:00 (GMT). Ai mësohet të ketë mbërritur në Balmoral, ku Mbretëresha ndërroi jetë në mënyrë paqësore, rreth orës 7:52 pasdite (GMT), shumë më vonë se anëtarët e tjerë të familjes mbretërore që mendohet se kishin arritur në krahun e Mbretëreshës përpara se të shpallej zyrtarisht vdekja e saj.

Princi Harry ka ardhur vetëm në Balmoral, me gruan Meghan Markle që thuhet se qëndron përsëri në Londër, megjithatë, raportet sugjerojnë se ajo mund të fluturojë për në Skoci pas disa orësh. 

princi harry vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll