Bota

Mbretëresha Elisabeth II vdiq! Shtëpia e Bardhë: Zemrat dhe mendimet tona shkojnë për anëtarët e familjes

Ajo tha se "zemrat dhe mendimet" shkojnë për familjen dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar. 

8 Shtator 2022, 19:50 Nga F.M
Mbretëresha Elisabeth II vdiq! Shtëpia e Bardhë: Zemrat dhe
Mbretëresha Elisabeth II

BRITANI E MADHE- Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, reagoi ndaj lajmit se Mbretëresha Elizabeth II ka vdekur në moshën 96-vjeçare, duke thënë se "zemrat dhe mendimet" shkojnë për familjen dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar. 

"Zemrat dhe mendimet tona shkojnë për anëtarët e familjes së Mbretëreshës, shkojnë për popullin e Mbretërisë së Bashkuar. Nuk dua të kaloj përpara se çfarë do të thotë Presidenti," tha Jean-Pierre në fund të fjalimit.

Është shuar në moshën 96-vjeçare Mbretëresha Elisabeth II. Monarkja britanike ndërroi jetë  në Kalanë Balmor në Skoci ku ishte shpërngulur pas probleme shëndetësore. 

vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll