Ekonomi

Situata me rrugët në vend, ARRSH: Në segmentin Korçë-Dardhë duhen zinxhirët

25 Shkurt 2019, 08:08 Nga DOSJA
Situata me rrugët në vend, ARRSH: Në segmentin

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar në një njoftim ka bërë më dije  situatën e rrugëve në vend, pas uljes së temperaturave dhe rreshjeve të dëborës.

Sipas ARRSH në qarkun e Korçës që dje kishte probleme, gjatë natës nuk ka rënë dëborë, po ashtu dhe në veri kalohet pa probleme.

“Njoftim mbi gjendjen e akseve kryesore të vendit. Në Qarkun Korçë gjate natës nuk ka pasur reshje. Temperaturat kanë qenë të ulëta -11 gradë. Kompania e mirëmbajtes ka qenë në punë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen pjesore të kripës.

Qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir në rrugën e Dardhës nga km 9 – km 10. Në Veri qarkullohet pa probleme.  Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve vetëm në km e fundit të aksit Ura e Cerenecit- Steblevë (15 km e fundit)”, shkruan ARRSH.

Gjatë ditëve të fundit vendi ynë u përfshi nga një mot me reshje dëbore, dhe temperatura të ulëta të cilët prekën vlerat e tyre minimale shumë poshtë 0 gradëve. Këto temperatura sollën dhe probleme në rrugë, pasi në shumë prej tyre kalimi bëhej me zinxhir.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale akull ne rruge arrsh debora ne vend situata me rruget temperaturat e uleta akull ne rruge arrsh debora ne vend situata me rruget temperaturat e uleta

Sondazh

Poll