Ekonomi

Çfarë po hamë? Ushqime të prishura dhe të mykura, vërshojnë denoncimet në rrjetet sociale

23 Shkurt 2019, 21:04 Nga DOSJA
Çfarë po hamë? Ushqime të prishura dhe të mykura,

Kavajë, Laç- Qytetarët kanë shpërthyer në “revolta”në rrjete sociale lidhur me ushqimet që ata blejnë në tregje dhe supermarkete për t’i ë konsumuar. Në faqen sociale “JOQ”janë të shumta denoncimet e qytetarëve që shkruajnë për ushqime te mykura, të prishura madje edhe me insekte brenda.

Në Lac një qytetar shkruan se ka blere komposto pjeshke prodhim vendas të prishur. Ky është statusi i qytetarit shoqëruar edhe më foto..

“JOQ bleva nje komposto o zot cfar po ndodh me ne cfar ham cfar blejm megjith zemer e mallkoj ket shtet muti. E tmerrshme me iku truri ja mora femijes se ekam me temp thash ti jap pak leng komposto kur e pash me iku menja prandaj kanceri esht perhapur kshu se po hap gjera te skaduara. Ka ndodhur ne Lac”.

Një tjetër qytetar nga Kavaja shkruan se ka blerë makarona tip tortelini që kushtojnë jo pak,por që rezultuan të mykura, ndërsa denoncimin e argumenton me foto.

Po nga Kavaja vjen edhe një tjetër shqetësim ku një embëlsirë ka rezultuar me mizë brenda.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale denoncime ushqime të mykura ushqime të prishura denoncime ushqime të mykura ushqime të prishura

Sondazh

Poll