Aktualitet

Aksident në Himarë, 40-vjeçari përplaset për vdekje nga makina

 40 vjeçari dyshohet se duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga.

8 Shtator 2022, 08:24 Nga A.B
Aksident në Himarë, 40-vjeçari përplaset për vdekje
Foto ilustruese

VLORË- Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Himarë. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Tërbaç. 40 vjeçari dyshohet se duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ai ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI:

Në rrugën rurale të fshatit Tërbaç, gjatë natës, shtetasi L. H., 40 vjeç, dyshohet se duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident ne himare aksident

Sondazh

Poll