Aktualitet

FOTOJA/ Ky është Safet Yskollari që u vra nga fqinji për gardhin

Fatmir Manellari debatoi me të këtë mbrëmje dhe e qëlloi me thikë.

7 Shtator 2022, 23:06 Nga F.M
FOTOJA/ Ky është Safet Yskollari që u vra nga fqinji për
Safet Yskollari

POGRADEC- Personi që po shikoni në foto është Safet Yskollari, 63-vjeçari që u vra nga fqinji i tij në fshatin Gështenjas në Pogradec. 63-vjeçari jetonte në Amerikë dhe ishte kthyer në vendlindje këtë verë. Fatmir Manellari debatoi me të këtë mbrëmje dhe e qëlloi me thikë.

Yskollari u dërgua menjëherë në spital por nuk arriti tu mbijetonte dot plagëve të marra duke ndërruar jetë. Manellari, pas vrasjes u largua nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim. Autori i krimit dyshohet se trajtohej me antidepresantë.

fatmir manellari safet yskollari vrasje ne pogradec

Sondazh

Poll