Aktualitet

Vrasja në Pogradec/ Viktima jetonte prej 20 vjetësh në SHBA! U kthye në Shqipëri pas daljes në pension, si ndodhi ngjarja

Mësohet se viktima Safet Yskollari 65 vjeç kishte 20 vite që jetonte e punonte së bashku me bashkëshorten në SHBA. Pas daljes në pension ai ishte rikthyer në fshat së bashku me bashkëshorten e tij që të kalonin aty pleqërinë pas shumë vitesh punë përtej oqeanit.

7 Shtator 2022, 21:31 Nga e.k
Vrasja në Pogradec/ Viktima jetonte prej 20 vjetësh në SHBA! U
Pamje nga vendi i ngjarjes

POGRADEC- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Gështenjas të Pogradecit.

Mësohet se viktima Safet Yskollari 65 vjeç kishte 20 vite që jetonte e punonte së bashku me bashkëshorten në SHBA. Pas daljes në pension ai ishte rikthyer në fshat së bashku me bashkëshorten e tij që të kalonin aty pleqërinë pas shumë vitesh punë përtej oqeanit.

Sipas informacioneve pas rikthimit në fshati viktima ka pasur konflikte të vazhdueshme me Fatmir Manellarin i dyshuar si autor i vrasjes. Ajo që mbetet ende e paqartë është fakti nëse viktima ka denoncuar në Polici konfliktet me fqinjin.

I afërmi i 65-vjeçarit që u vra këtë pasdite në një fshat në Pogradec për çështje pronësie ka folur për mediet rreth ngjarjes që tronditi sot Pogradecin. Sipas tij Yskollari ishte njeri i qetë.

Dhe banorët e zonës kanë folur dhe e kanë përshkruar viktimen si njeri të urtë.

“Ishte njeri serioz, i sjellshëm, i edukuar. Nuk di gjë nëse kishin pasur më parë konflikte. Ka qenë në Amerikë, jetonte atje. S’ka as një vit që ishte kthyer. Ishte njeri i qeshur, njeri pozitiv”, thotë fqinji i viktimës.

Kokflikti ka ndodhur sot, pasi viktima kishte vendosur disa tub shkarkimi për rregullimin e rrugës që e çonte në shtëpi. Autori ka marrë vesh këtë dhe ka shkuar për t'u konfliktuar. Debati ka agravuar dhe kështu autori ka nxjerrë thikën dhe e ka ngoditur duke i shkaktuar vdekjen.

Policia po vijon punën për kapjen e Fatmir Manellari i cili, është larguar nga vendngjarja pas kryerjes së krimit të rëndë.

vrasje ne pogradec

Sondazh

Poll