Aktualitet

Vrasja në Pogradec, banorët: Njeri i mirë, u zunë për mustaqet e Çelos

Ndërsa autorin e përshkruajnë si person negativ.

7 Shtator 2022, 21:36 Nga F.M
Vrasja në Pogradec, banorët: Njeri i mirë, u zunë për
Banori

POGRADEC- Banorët e fshatit Gështenjas ku dhe ndodhi vrasja këtë pasdite tregojnë se 65-vjeçari, Safet Yskollari, që u vra sot nga fqinji i tij ishte kthyer një vit më parë nga Amerika. Në një deklaratë për mediat, ata shprehen se Yskollari ishte njeri shumë i mirë dhe i qetë. Ndërsa autorin e përshkruajnë si person negativ.

"Viktima ka qenë në Amerikë, nuk ka një vit që është kthyer. Jetonte atje. Ishte njeri shumë shakator, i sjelklshëm dhe i edukuar. I njoh të dy palët. Autori ishte njeri negativ, pa shkollë. Nuk ishte në rregull me trutë, nuk kishte edukatë. Viktima ishte njeri i shkëlqyer. Janë zënë për këtë vendin që nuk e ka asnjëri, as tjetri. Mustaqet e Çelo Picarit. Viktima ishte në Amerikë dhe erdhi. Jetonte këtu vetëm me gruan se fëmijë një bëri,”- tha një prej banorëve.

Ngjarja e rëndë u regjistruar rreth orës 17:50 në fshatin Gështenjas, Pogradec. Gjatë nisi për një gardh dhe dyshja u zunë. Manellari plagosi me thikë Yskollarin. Ky i fundit u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku ndërroi jetë. Autori Fatmir Manellari ndërroi jetë.  

vrasje ne pogradec safet yskollari fatmir manellari

Sondazh

Poll