Aktualitet

Shqipëria i dëboi diplomatët, Irani: S'kemi lidhje me sulmin, ky është komplot

Referuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ka'nani tha se kanë luajtur një rol kyç në vendimin e gabuar të Shqipërisë.  Më tej në deklaratën e Ministrisë së Jashtme iraniane thuhet se deklaratat e menjëhershme të regjimit të SHBA-së dhe Izraelit pas njoftimit të Shqipërisë tregojnë një komplot dhe fushatë të re kundër Iranit.

7 Shtator 2022, 20:11 Nga F.M
Shqipëria i dëboi diplomatët, Irani: S'kemi lidhje me
Nasser Ka'nani

IRAN- Ministria e Jashtme e Iranit i ka konsideruar të pabaza pretendimet e Shqipërisë se pas sulmeve kibernetike në faqet zyrtare qëndron Irani. Në një deklaratë për mediat, ministri i jashtëm iranian, Nasser Ka'nani tha se Ministria e Jashtme iraniane e konsideron vendimin e Shqipërisë për të ndërprerë marrëdhëniet politike, të bazuar në pretendime të pabaza, veprim i pamenduar dhe dritëshkurtër në marrëdhëniet ndërkombëtare. 

Referuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ka'nani tha se kanë luajtur një rol kyç në vendimin e gabuar të Shqipërisë.  Më tej në deklaratën e Ministrisë së Jashtme iraniane thuhet se deklaratat e menjëhershme të regjimit të SHBA-së dhe Izraelit pas njoftimit të Shqipërisë tregojnë një komplot dhe fushatë të re kundër Iranit.

“Si një nga vendet që ka qenë objektiv i sulmeve kibernetike në infrastrukturën e saj kritike, Republika Islamike e Iranit kundërshton dhe dënon çdo përdorim të hapësirës kibernetike si mjet për të sulmuar infrastrukturën e vendeve të tjera. vendet e treta që mbështesin terrorizmin kanë luajtur një rol kyç në vendimin e gabuar të Shqipërisë. Deklaratat e menjëhershme të regjimit të SHBA-së dhe Izraelit pas njoftimit të Shqipërisë tregojnë një komplot dhe fushatë të re kundër Iranit. Shqipëria strehohet nga një grup famëkeq terroristësh, shprehim keqardhjen që Tirana është ndikuar në vendimet e saj të papërshtatshme nga palë të treta,"- tha Nasser Ka'nani. 

Shqipëria vendosi ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Vendimi u bë me dije sot nga Kryeministri Edi Rama, i cili konfirmoi sot me zë e figurë që Irani ka sulmuar të dhënat e shtetit shqiptar. Ai i dha 24 orë kohë trupës diplomatike të Ambasadës së Iranit që të largohet nga vendi ynë. Sipas Ramës, Irani kishte kontraktuar 4 grupe për të kryer sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, ngjarje e ndodhur gjatë muajit korrik, ku shërbimet online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht.

nasser ka\\\\\\\'nani irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll