Art&Argëtim

Prapaskena/ Zbulohet letra që Dritëro Agolli i dërgoi Ramiz Alisë: Ismail Kadare s’na pyet kur ikën në Francë

13 Gusht 2019, 16:56 Nga DOSJA
Prapaskena/ Zbulohet letra që Dritëro Agolli i dërgoi Ramiz

Në vitet e diktaturës, shkrimtari i shquar Ismail Kadare merrte ftesa të shumta për të shkuar në Francë.

Por daljet e shpeshta të Kadaresë jashtë Shqipërisë së izoluar kishin ngjallur xhelozi të shumta. Në një letër drejtuar Ramiz Alisë në vitin 1979, kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve, Dritëro Agolli ankohet se Kadare nuk njofton institucionin për daljet nga shteti duke e kthyer atë në “vetëm t’i sigurojë Kadaresë veturë për transport”. Por Agolli nuk mjaftohet me kaq. Ai kërkon që udhëheqja e lartë komuniste të nderhyjë, edhe për shkak se sipas tij, Kadare është një tip i ftohtë dhe manifeston mospërfillje dhe distancë nga Lidhja e Shkrimtarëve.

LETRA E PLOTË:

Interesant mbetet fakti që ish anëtari i Byrosë Politike Manush Myftiu informon Ramiz Alinë se Kadare ka shkuar 4 herë në Francë dhe vetëm ne dy raste janë përdorur procedura të përshpejtuara, dhe madje vetëm në një rast për vetë Dritëro Agollin për të shkuar në Itali.

Këto korrensponcenca nxjerrin në pah disa prej xhelozive të mëdha qe egzistonin mes shkrimtarëve në kohën e diktaturës. Letrat ndodhet në disa prej katalogëve që ruhen në Shtepinë Muze të Kadaresë.

Marrë nga Newsbomb.al

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture dritero agolli france ismail kadare shqiperi dritero agolli france ismail kadare shqiperi

Sondazh

Poll