Art&Argëtim

'Shumë zhurmë'/ Policia ndërpret xhirimin e videos muzikore të Madonna-s

Madonna, Tokischa, kërcimtarët dhe ekuipazhi i xhirimit vazhduan me xhirimet diku tjetër pas largimit të policisë.

7 Shtator 2022, 07:33 Nga A.B
'Shumë zhurmë'/ Policia ndërpret xhirimin e videos
Madonna

SHBA- Xhirimet e videos muzikore të Madonna-s me reperin domenikane Tokischa u ndalën në mënyrë të papritur kur policët mbërritën në vendin ku po këndohej e kërcehej.

Një burim tha për 'Page Six' se këngëtarja 64 vjeçare, po xhironte këngën e saj të ardhshme me Tokischa, të titulluar "Hung Over" dhe altoparlantët e makinave që luanin muzikë krijuan aq shumë zhurmë sa që shqetësoi fqinjët.

NYPD konfirmoi ekskluzivisht për Page Six se një natë më parë, ata morën "disa" ankesa për zhurmën në vendin e xhirimit.

Megjithatë, zëdhënësi i policisë vuri në dukje se çdo gjë u vu në kontroll.

Një burim konfirmoi gjithashtu për Page Six se Madonna, Tokischa, kërcimtarët dhe ekuipazhi i xhirimit vazhduan me xhirimet diku tjetër pas largimit të policisë.

Burimi: Pagesix

madonna

Sondazh

Poll