Politike

Publikoi dokumentat e dënimit në Itali, Bardhi reagon pas pezullimit të Pjetrit: Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi!

13 Gusht 2019, 14:25 Nga DOSJA
Publikoi dokumentat e dënimit në Itali, Bardhi reagon pas pezullimit

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar menjëherë pas pezullimit të Valdrin Pjetrit nga strukturat e PS-së.

Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Bardhi shkruan se ishte kryeministri Edi Rama ai që emëroi kandidatin për Shkodrën në të gjitha postet drejtuese që ai ka pasur.

“Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi! Edi Rama është damkosur si kryeministri që promovoi krimin në parlament, qeveri dhe bashki,”– shkruan Bardhi.

Postimi i plotë:

Heshti për 11 ditë dhe tani po përsërit filmin që kemi parë me Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën, me Artur Bushin, me shume edirama kriminelë të veshur me pushtet. Valdrin Pjetrin e emëroi Edi Rama, nuk u bë vetë as drejtor hipoteke, as prefekt, as kandidat për Kryetar Bashkie. Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi! Edi Rama është damkosur si kryeministri që promovoi krimin në parlament, qeveri dhe bashki.

Vetëm pak më parë Partia Demokratike publikoi dokumentet që vërtetonin se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë. Gjithashtu PD-ja ka paraljmëruar një protestë që pritet të zhvillohet nesër në Shkodër, kundër Pjetrit.

Vetë Pjetri u shpreh se po pret vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteve zyrtare shqiptare dhe italiane.

Në lidhje me këtë lajm ka pasur reagime nga Partia Socialiste dhe nga vetë kryetari i saj, Edi Rama ka pezulluar Pjetrin nga strukturat e PS-së deri në verifikimin e rastit nga Prokuroria.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat e pd-se per valdrin pjetrin edi rama edi rama pezullon valdrin pjetrin valdin pjetri akuzat e pd-se per valdrin pjetrin edi rama edi rama pezullon valdrin pjetrin valdin pjetri

Sondazh

Poll