Politike

PD nxjerr dënimin e Pjetrit, Rama e pezullon. Kryebashkiaku: Pres hetimet

13 Gusht 2019, 12:44 Nga DOSJA
PD nxjerr dënimin e Pjetrit, Rama e pezullon. Kryebashkiaku: Pres hetimet

TIRANË– Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme dokumentet që tregojnë se kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri ka qenë i dënuar në Itali.  Sipas vendimit të dalë nga sistemi i kuesturës së Firences.

Në dokument theksohet më tej se Pjetri është dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 Qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 Euro gjobë, për veprën penale “shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope”, të kryer në bashkëpunim.

Për shkak të marrëveshjes së pranimit të fajësisë, gjykata ka urdhëruar pezullimin e dënimit.

PD-ja theksoi më tej se të gjitha këto të dhëna provojnë se Valdrin Pjetri është subjekt ndalimi për të ushtruar një funksion publik nga ligji i dekriminalizimit.

Në lidhje me këtë lajm ka pasur reagime nga Partia Socialiste dhe nga vetë kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri.

Kryeministri Edi Rama e pezulloi Pjetrin nga çdo funksion në Partinë Socialiste deri në daljen e vendimit përfundimtar. Numri dy i partisë socialiste, Taulant Balla theksoi se duhet zbardhur e vërteta por që akuzat e PD-së i cilësoi si shpifje.

Nga ana tjetër, vetë Pjetri u shpreh se po pret vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteve zyrtare shqiptare dhe italiane.

Prej disa javësh lufta politike mes kampeve PD-PS në qytetin e Shkodrës është bërë e ashpër. Opozita akuzon kryetarin e ri të Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetrin se ka qenë i dënuar në Itali për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike, gjë që socialisti nuk e ka deklaruar në formularin dekriminalizimit.

Nga ana tjetër vetë Pjetri ka publikuar disa certifikata, sipas të cilave Pjetri vërteton se akutalisht nuk ka asnjë proces gjyqësor të hapur, ose çështje nën hetim.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denimi i valdrin pjetrit partia demokratike pd akuzon valdrin pjetrin taulant balla valdrin pjetri denimi i valdrin pjetrit partia demokratike pd akuzon valdrin pjetrin taulant balla valdrin pjetri

Sondazh

Poll