Bota

"Janë pre e sulmeve mediatike", Brnabiç takoi fëmijët e Radoiçiç, i shpallur në kërkim në Kosovë

Radoiçiç është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, ku në një deklaratë për mediat ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se do të arrestohet.

7 Shtator 2022, 08:29 Nga d.a.
"Janë pre e sulmeve mediatike", Brnabiç takoi
Brnabic

KOSOVË- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, gjatë vizitës së saj të zhvilluar më 5 shtator në Veri të Kosovës ka takuar edhe fëmijët e Milan Radoiçiçin.

Radoiçiç është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, ku në një deklaratë për mediat ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se do të arrestohet.

Por mesa duket kjo nuk e ka penguare kryeministren serbe, si dhe drejtorin e së ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç që të takohen me të dhe fëmijët e tij. Madje, Petkoviç, përmes një postimi në Facebook, ka pretenduar se mediat e Kosovës “janë duke i sulmuar fëmijët e Radoiçiçit”.

Kur nuk mund ta mposhtin, përpiqen ta thyejnë duke sulmuar fëmijët e tij të mitur. Ata nuk e dinë se kjo vetëm e bën atë më të fortë. Dashuria për Serbinë është më e fortë se çdo urrejtje! Rroftë Serbia, dorëzimi nuk është opsion. “, ka thënë Petkoviç.

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç lajmëroi më 1 shtator vizitën e saj në veri të Kosovës me leje të autoriteteve të vendit. Brnabiç shoqërohet në takim nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç. Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.  Ndërkohë që serbët vijnë në Kosovë, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitojnë Luginën e Preshevës.

ana brnabiç milan radoiçiç ana brnabiç ne kosove

Sondazh

Poll