Bota

Kriza energjitike, qeveria italiane këshillon popullin: Lavatriçen në punë vendoseni kur të jetë plotë me rroba 

Në vijim të udhëzimeve të Ministrisë së Tranzicionit Mjedisor, për uljen e temperaturës së radiatorëve me një shkallë, u sqarua se këtë vit në industri temperatura e radiatorëve nuk duhet të kalojë 17 gradë dhe në banesat e tyre 19.

6 Shtator 2022, 22:41 Nga I.A
Kriza energjitike, qeveria italiane këshillon popullin: Lavatriçen
Foto ilustruese

ITALI- Qeveria italiane po përpiqet të marrë masa për të kursyer energjinë, në mënyrë që vendi të përballojë dimrin me sa më pak pasoja negative. Në vijim të udhëzimeve të Ministrisë së Tranzicionit Mjedisor, për uljen e temperaturës së radiatorëve me një shkallë, u sqarua se këtë vit në industri temperatura e radiatorëve nuk duhet të kalojë 17 gradë dhe në banesat e tyre 19.

Në të njëjtën kohë, qeveria Draghi do të japë këshilla të dobishme për qytetarët. Sipas gazetës La Repubblica, ndër më kryesoret do të jetë vendosja në lavatriçe vetëm kur ajo është plot me rroba , shkëputja e pajisjeve shtëpiake kur nuk janë në përdorim dhe mos humbja e kohës pa nevojë në dush.

Sa i përket gatimit, sipas shtypit italian, qeveria e Romës do t'i këshillojë qytetarët që të ulin zjarrin sapo uji për spagetin të vlojë dhe të kufizojnë nëse është e mundur përdorimin e furrës. Sipas rrjetit televiziv më në fund kryeministri italian Mario Draghi ka siguruar mbulimin e nevojshëm financiar për masat mbështetëse për familjet dhe bizneset, të cilat thuhet se arrijnë në 8 miliardë euro. Në ditët në vijim paketës së masave pritet t'i shtohen edhe 2 miliardë euro të tjera, nga arkëtimet e taksave të gushtit.

kriza energjitike ne evrope

Sondazh

Poll