Bota

Aksion i madh i Policisë së Kosovës, Prokuroria e Pejës urdhëroi bastisje dhe arrestime në 5 komuna

Sipas zëdhënësit të Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi aksioni përfshin 5 komuna dhe po zhvillohet me urdhër të Departamentit të Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie.

7 Shtator 2022, 08:25 Nga d.a.
Aksion i madh i Policisë së Kosovës, Prokuroria e Pejës
foto ilustruese

KOSOVË- Policia e Kosovës ka nisur një aksion të gjerë mëngjesin e sotëm për kultivim të lëndëve narkotike dhe shitblerje të armëve.

Sipas zëdhënësit të Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi aksioni përfshin 5 komuna dhe po zhvillohet me urdhër të Departamentit të Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie.

“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Tënda është duke zhvilluar sot një aksion në 5 komunat e Kosovës: Pejë, Istog, Klinë, Skënderaj dhe Mitrovicë dhe janë duke u bastisur 13 lokacione ku njëkohësisht është siguruar edhe vendi i ngjarjes ku dyshohet se ka plantacion të kanabisit. Po ashtu në disa lokacione janë sekuestruar edhe armë, para, telefona dhe elemente tjera të veprës penale”, tha Nikçi.

Në shënjestër të Prokurorisë janë 13 persona, të cilët dyshohen për import dhe shitblerje të paautorizuar të armëve si dhe kultivim të bimëve narkotike.

policia e kosoves shkodran nikçi

Sondazh

Poll