Bota

Vend mik apo armik? Një dokument i detajuar për sigurinë e një shteti u gjet në shtëpinë e Trump

Raporti i gazetës, i cili citonte burime të sigurta që kishin lidhje me këtë çështje, nuk thoshte se cili vend ishte, nëse ishte një aleat apo kundërshtar i SHBA-së.

7 Shtator 2022, 08:30 Nga k.m.
Vend mik apo armik? Një dokument i detajuar për sigurinë e
Donald Trump

SHBA- Një dokument i klasifikuar që detajon mbrojtjen e një vendi të huaj, duke përfshirë aftësitë e tij bërthamore, u gjet gjatë një kontrolli të FBI-së muajin e kaluar në shtëpinë e ish-presidentit republikan Donald Trump në Mar-a-Lago, Florida. Lajmi u raportua nga Washington Post.

Raporti i gazetës, i cili citonte burime të sigurta që kishin lidhje me këtë çështje, nuk thoshte se cili vend ishte, nëse ishte një aleat apo kundërshtar i SHBA-së.

"Një dokument që i referohet forcave të armatosura të një vendi të huaj, duke përfshirë aftësitë e tij bërthamore, ishte midis dhjetëra dokumenteve të klasifikuara të sekuestruara në një kontroll federal në rezidencën e ish-presidentit,"-sipas Post.

Zëdhënësit e Trump dhe ata e Departamentit të Drejtësisë nuk iu përgjigjën kërkesave për koment nga agjencia e lajmeve Reuters.

Më 8 gusht, kur agjentët federalë të FBI-së kryen një bastisje spektakolare në shtëpinë e Donald Trump, ata gjetën kuti me mbi 11,000 dokumente dhe fotografi qeveritare, duke përfshirë materiale të klasifikuara, të klasifikuara dhe tepër sekrete, që politikani republikan nuk ia kishte dorëzuar Presidencës pas largimit nga detyra, pavarësisht kërkesave të përsëritura që ai kishte marrë.

Ndër dokumentet e sekuestruara në operacionin policor janë 18 të klasifikuara “tepër sekret”, 50 të klasifikuara “sekret” dhe 31 të klasifikuara “konfidenciale”. Mes tyre, sipas botimit, ka disa me një vlerësim të tillë sigurie sa që as zyrtarët e lartë në administratën e Joe Biden nuk lejohen t'i qasen: për këtë kërkohet një autorizim i veçantë, jo vetëm një leje për të trajtuar sekretet.

Pak ditë pas hetimit, e njëjta gazetë zbuloi se Byroja Federale e Hetimit ishte në kërkim të dokumenteve të lidhura me armët bërthamore.

Pas bastisjes së paprecedentë të policisë në shtëpinë e një ish-presidenti, Donald Trump, i cili po 'flirton' gjithnjë e më hapur me idenë për të kandiduar sërish për presidencën në zgjedhjet e 2024, e konsideroi veprimin "ilegal dhe antikushtetues" dhe argumentoi se është në shënjestër për arsye politike. 

Më herët të hënën, një gjykatës miratoi kërkesën e Trump për t'u emëruar si ekspert i pavarur për të shqyrtuar dokumentet e sekuestruara më 8 gusht. Ky vendim parandalon, të paktën përkohësisht, hetuesit federalë që t'i përdorin ato në kontekstin e një hetimi penal.

donald trump shba fbi kontrollon shtepine e trump

Sondazh

Poll