Art&Argëtim

"23-25 vjeç"/ Pas ndarjes nga Afrona, Blero do të ndjekë “rregullin” e famshëm të DiCaprios

Blero ka rënë dakord me një rregull të aktorit amerikan DiCaprio. Është një “rregull i pashkruar” i aktorit që të takohet me femra më të reja se 25-vjeçare, të cilën e ka bërë prej vitesh me ish-partneret e tij.

7 Shtator 2022, 07:02 Nga s.s
"23-25 vjeç"/ Pas ndarjes nga Afrona, Blero do të
Blero Muharremi dhe Afrona Dika

KOSOVË- Blero është një ndër këngëtarët më të preferuar në Shqipëri dhe jashtë saj. Ai është humë aktiv në rrjetet e tij sociale ku publikon foto dhe video të ndryshme si nga jeta private po ashtu edhe profesionale.

Aktori i njohur Hollywodian, Leonardo DiCaprio ditë më parë i dha fundi lidhjes me modelen, Camila Morrone.

Edhe pse nuk dihet arsyeja e vërteta e ndarjes, shumë persona kanë aluduar se aktori 47-vjeçar është ndarë me modelen pak pasi ajo mbushi 25 vjet.

Kjo thuhet të jetë një “rregull i pashkruar” i aktorit që të takohet me femra më të reja se 25-vjeçare, të cilën e ka bërë prej vitesh me ish-partneret e tij.

Zgjedhja e aktorit DiCaprio i ka pëlqyer edhe Bleros, i cili kohë më parë u nda nga ish-bashkëshortja e dytë, Afrona Dika.

 “Po më pëlqen shumë rregulla e Leonardo Di Caprios. 23-25, asnjë ditë më të vjetër. Ky është vëllai im”, ka shkruar Blero.

"23-25 vjeç"/ Pas ndarjes nga Afrona, Blero do të
Postimi i Bleros

blero kengetar afrona dika leonardo di caprio kosove

Sondazh

Poll