Art&Argëtim

“Jam i mbingarkuar"/ Zbulohet biseda e fundit mes Shakirës dhe Piques

Më pas ata njoftuan ndarjen e tyre publikisht, duke lëshuar një deklaratë të përbashkët.

6 Shtator 2022, 15:28 Nga F.M
“Jam i mbingarkuar"/ Zbulohet biseda e fundit mes Shakirës dhe
Shakira dhe Gerard Pique

SPANJË- Paparaci spanjoll Jordi Martin ka zbuluar çfarë u tha mes yllit kolumbian Shakira dhe ish-partnerit të saj, futbollistit Gerard Pique kur vendosën të ndaheshin.

“Jam i mbingarkuar dhe më duhet pak kohë,”- është shprehur mbrojtësi i Barcelonës, sipas Martin.

 “Mos u shqetëso, unë do të shkoj në Shtetet e Bashkuara për të regjistruar për 17 ditë,”- mësohet t’i jetë përgjigjur ajo.

Më pas ata njoftuan ndarjen e tyre publikisht, duke lëshuar një deklaratë të përbashkët.

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë kryesor, kërkojmë respekt për privatësinë tonë. Faleminderit për mirëkuptimi juaj,”- thuhej në njoftim.

jordi martin shakira gerard pique

Sondazh

Poll