Erdhi në Shqipëri si diplomat, rusi me mision në portin e Durrësit, vëzhgoi stërvitjen ushtarake
Foto Ilustruese TIRANË- Në një material sekret të strukturave inteligjente që Inside Story disponon, zbulohet se një punonj&e...
Siç sqarohet në informacionin për këta persona, ata kanë qenë për vizitë në Shqipëri edhe gjatë vitit 2020.
TIRANË- Disa shtetas të huaj raportohet se janë survejuar nga agjentët e antiterrorit nën dyshimet se kishin ardhur për spiunazh në vendin tonë. Gjithçka lidhej me kuriozitetin dhe vizitat e tyre pranë bazave ushtarake që ishin pjesë e stërvitjes. Referuar një materiali informativ të strukturave inteligjente, në 11 Mars të vitit 2021, në pikën kufitare të Qafë Thanës futet një shtetas rus i quajtur Georgi Budanov me një mjet tip Lexus me targa Y535PK77.
Ai shoqërohej nga dy shtetas të tjerë rus me emrat Viaceslav dhe Vladimir. Identitetet e plota të tyre nuk mund ti bëjmë publike për shkak të sekretit hetimor. Siç sqarohet në informacionin për këta persona, ata kanë qenë për vizitë në Shqipëri edhe gjatë vitit 2020.
“Tërheq vëmendjen se në periudhën Maj-Qershor 2020, Budanov ka vizituar zonën e gadishullit të Karaburunit, me pretekstin se kërkonte një vend të përshtatshëm për të investuar në ndërtimin e një resorti me shtëpi alpine. Budanov ka shëtitur gadishullin e Karaburunit në këmbë. Elemente raportues tregojnë se ka një përgatitje shumë të mirë fizike”.
“Rusët që kanë shërbyer në Shqipëri e njohin mirë gjeografikisht gjirin e Vlorës, Sazanin, Karaburunin”, u shpreh Vladimir Beja, ish komandant i flotës detare.
Nisur nga vizitat e tij të dyshimta në të shkuarën pranë bazave ushtarake, rusi Budanov u mbajt nën mbikqyrje. Raportohet se në 9 Prill të vitit 2021 mjeti i tij tip Lexus është parë i parkuar pranë bazës së Pashalimanit në Vlorë. Shëtitjet e tij ishin shndërruar në normalitet për banorët e zonës. Por, autoritetet ishin vënë në alarm pasi ai shfaqej në zonat e stërvitjes së NATO-s.
“Ky person njihet nga banorët e zonës me emrin Xhorxho Budanov ka hyrë në Shqipëri me leje qëndrimi të republikës çeke”.
Nga muaji Mars 2021 kur ai ka hyrë në Shqipëri deri në Maj është parë të frekuentojë rregullisht zonën e Pashalimanit referuar raporteve sekrete të survejimit. Budanov përshkonte rregullisht rrugën nga Orikumi, në malin e Karaburunit dhe shkonte deri në zonën pas bazës së Pashalimanit ku sipas të dhënave gjuante për peshk.
“Është vënë re se Budanov përdor aparat telefonik tradicional, pa kamera dhe pa aplikacion interneti si dhe shmang fotografimin apo videot në ambientet ku ka qenë i pranishëm”.
Më datë 9 Maj të vitit 2021, ai Budanov u thirr pranë Policisë Kufitare në Vlorë ku iu njoftua vendimi për dëbimin nga Shqipëria. Referuar urdhrit, dëbimi i tij motivohej me faktin se nuk plotësonte kushtet e qëndrimit dhe do të duhej të braktiste Shqipërinë brenda 7 ditëve nga urdhri. Budanov e shkeli afatin pasi referuar të dhënave nga sistemi TIMS, ai u largua nga territori shqiptar më datë 10 Maj 2021.
“Stërvitjet ushtarake përherë monitorohen, nga të gjitha palët, edhe kur Rusia ka kryer stërvitjet e saj ushtarake, edhe NATO i monitoron”, u shpreh Arjan Dyrmishi, ekspert i sigurisë kombëtare.
Marrë nga TopChannel
Foto Ilustruese TIRANË- Në një material sekret të strukturave inteligjente që Inside Story disponon, zbulohet se një punonj&e...
Foto Ilustruese TIRANË- Një masë e ngjashme nga autoritetet shqiptare është ndërmarrë edhe në 26 Mars të vitit...
Saimir Visha TIRANË- Saimir Visha, avokati i shtetasit ukrainas Fiodor Mihailoviç i cili është arrestuar pas një incidenti ...
Saimir Visha TIRANË- Saimir Visha, avokati i shtetasit ukrainas Fiodor Mihailoviç i cili është arrestuar pas një incidenti n&eum...
Yuri Zorin TIRANË- Yuri Zorin, babai i Mikhail Zorin shtetasit rus të arrestuar në Gramsh, gjatë një interviste për Opinion.a...
Meledin Adili KUKËS- Meledin Adili, 23-vjeçari i cili humbi teksa mblidhte boronica në bjeshkët e Kallabakut, Kukës nuk ësh...
Aksident në Shkodër SHKODËR- Një automjet tip 'Peugeot' ka përplasur një këmbësor, në momentin që ky i fu...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzon ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu se ka lë...
Gazetarja Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se dy rusët dhe 1 ukrainas që janë arrestuar nën dyshimet p&e...
Klodiana Lala TIRANË- Duke folur për tre turistët e huaj që u kapën në Shqipëri nën akuzën e angazhimit me sh&...