Aktualitet

Incidenti në uzinën e Gramshit, avokati i ukrainasit: Klienti im është bloger, u tremb nga ulërimat e rojes

Visha thotë se dy rusët dhe ukrainasi të cilët u kapën në uzinën ushtarake në Gramsh janë të apasionuar që të fotografojnë vendet postkomuniste.

6 Shtator 2022, 23:09 Nga F.M
Incidenti në uzinën e Gramshit, avokati i ukrainasit: Klienti im
Saimir Visha

TIRANË- Saimir Visha, avokati i shtetasit ukrainas Fiodor Mihailoviç i cili është arrestuar pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh ka thënë se klienti i tij pretendon se është bloger. I ftuar në "Opinion", Visha tha se dy rusët dhe ukrainasi të cilët u kapën në uzinën ushtarake në Gramsh janë të apasionuar që të fotografojnë vendet postkomuniste. Inidentin e sulmin me spraj ndaj ushtarëve shqiptarë, Vishaj e konsideroi një gabim për shkak të moskuptimit me fjalë. Avokati tha se Mihailoviç është trembur nga ulërimat e rojeve të uzinës e ndaj ka reaguar. 

Pjesë nga biseda:

Saimir Visha: Unë po ju them se janë sot të traumatizuar.

Blendi Fevziu: Çfarë pretendon klienti yt?

Saimir Visha: Jam bloger pretendon klienti dhe në Shqipëri kam ardhur siç kam ardhur në shumë vende të botës postkomuniste. Ata janë të apasionuar që të fotografojnë vendet postkomuniste. Ata i ka bashkuar i vetmi hobi që kanë. Në lidhje me Mikaelin, është marrë në kundërshtim me të gjitha procedurat, nuk ka pasur asnjë përkthyes. Është trembur sepse ulërimat e rojes ndal dhe mos lëviz nuk kanë qenë të kuptueshme për Mikaelin.

saimir visha fiodor mihailoviç ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll