Aktualitet

Lala: Rusët fotografuan edhe uzinën e naftës në Patos, Zorin e pranoi që e kontratuan shërbimet inteligjente

Ajo tha gjithashtu se njëri nga rusët, Mikhail Zorin ka pranuar përpara hetuesve shqiptarë se është rekrutuar nga shërbimeve inteligjente ruse.

6 Shtator 2022, 22:35 Nga F.M
Lala: Rusët fotografuan edhe uzinën e naftës në Patos, Zorin
Gazetarja Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se dy rusët dhe 1 ukrainas që janë arrestuar nën dyshimet për spiunazh, kanë fotografuar edhe uzinën mekanike të naftës në Patos, përpos godinave të tjera në vend. E ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Lala tha se ata, sipas prokurorëve janë fokusuar tek dyert kryesore për të marrë detaje.

Ajo tha gjithashtu se njëri nga rusët, Mikhail Zorin ka pranuar përpara hetuesve shqiptarë se është rekrutuar nga shërbimeve inteligjente ruse.

“Kanë fotografuar uzinën mekanike të naftës në Patos. Janë fokusuar sipas prokurorëve tek dyert kryesore për të marrë detaje. Kanë bazë e Pashalimanit, janë në Bënjë në Përmet, kanë Moglicën, Bovillën dhe ka vepra të tjera. Mikhail Zorin ka pranuar që është kontaktuar nga shërbimi inteligjent rus për shkak të një dosje që ai kishte të hapur në Rusi. Kjo pjesë e dosjes është nën sekret hetimor, nuk është bërë e ditur në gjykatë. Ai nuk thotë që unë jam paguar për të bërë njohje të këtyre bazave apo uzinave, por kisha detyrë të fotografoja nga afër dhe të shikoja nga afër gjendjen e tyre në terren. Prokurorët dyshojnë që ai mund të jetë shtrënguar. Ai ka marrë pjesë në protestat kundër Putinit në Rusi dhe mund të rrezikonte deri në 2 vit burgim ndërkohë që ishte student i shkëlqyer. Dy personat e tjerë mohojnë në mënyrë kategorike të jenë përfshirë,"- tha gazetarja Klodiana Lala.

klodiana lala mikhail zorin ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll