Aktualitet

Hetohet për spiunazh, Visha: Vëllai i ukrainasit ka humbur krahun nga bombardimet ruse, si mund të punojë për ta?

Avokati tha se nëna e Mihailoviç i ka dërguar pamjet e se vëllai i ukrainasit ndodhet ende në spital.

6 Shtator 2022, 23:12 Nga F.M
Hetohet për spiunazh, Visha: Vëllai i ukrainasit ka humbur krahun nga
Saimir Visha

TIRANË- Saimir Visha, avokati i shtetasit ukrainas Fiodor Mihailoviç i cili është arrestuar pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh ka thënë se vëllai i klientit të tij ka humbur krahun si pasojë e bombardimeve ruse.

I ftuar në "Opinion", Visha tha se Mihailoviç nuk mund të punojë për argjenturat ruse, kur ata i kanë sulmuar familjen. Avokati tha se nëna e Mihailoviç i ka dërguar pamjet e se vëllai i ukrainasit ndodhet ende në spital.

"Dua t'ju them diçka, nuk mund të njëkohësisht të jesh me argjenturat e ruse e gjithashtu të të sulmojnë. Klienti im ka të vëllanë në spital për shkak të bombardimeve ruse. I vëllai ka humbur krahun dhe kjo ka ndodhur vetëm një muaj më parë. Nnëa më ka dërguar fotot, si mund të punosh për argjenturat ruse, kur të kanë sulmuar familjen,"- tha Visha. 

saimir visha

Sondazh

Poll