Aktualitet

Hajdarmataj: Gledis Nano zbuloi biseda të një drejtori me kriminelët, s'e la ministri ta hiqte

Sipas Hajdaramatajt, me zbulimin e këtyre bisedave, Nano ka kërkuar largimin e një drejtori, por nuk është lejuar nga Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. 

6 Shtator 2022, 21:49 Nga F.M
Hajdarmataj: Gledis Nano zbuloi biseda të një drejtori me
Arben Hajdarmataj

TIRANË- Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj ka deklaruar se Gledis Nano, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit që u shkarkua më 31mgusht, ka zbuluar biseda të vartësve të tij me kriminelë. I ftuar në "Open", Hajdarmataj tha se Nano ka pikasur biseda të drejtorëve të policisë së qarqeve me persona të inkriminuar.

Sipas Hajdaramatajt, me zbulimin e këtyre bisedave, Nano ka kërkuar largimin e një drejtori, por nuk është lejuar nga Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. 

“Nuk janë ato shkaku kryesor. Vërtet situata është e rënduar, por nëse do të kishte një reagim si drejtori i Përgjithshëm i Kosovës, ai është një akt. Për mendimin tim ka persona me aktivitet kriminal që kanë komunikim me drejtues të lartë të policisë dhe zoti Nano. Unë di që në telefona të personave me aktivitet kriminal ka komunikim me persona që janë drejtues qarkut. Zoti Nano mundohet t’i largojë dhe nuk arrin t’i largojë sepse nuk i lë ministri. Komunikimet janë gjendur dhe ky nuk pasur fuqi të ndikojë tek ministri ti largojë sepse politika nuk i ka lënë”, tha Hajdarmataj.

arben hajdarmataj gledis nano bledi cuci

Sondazh

Poll