Bota

Biden: Do takohem me Xi Jinping nëse vjen në takimin e samitit të G20-s

Biden nuk është takuar me Xi që kur u bë president në janar 2021, duke kufizuar kontaktet midis në një seri telefonatash. Tensionet po rriten mbi kërcënimet e Kinës ndaj Tajvanit, të mbështetur nga SHBA-ja, dhe një mosmarrëveshje tregtare ende të pazgjidhur midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

6 Shtator 2022, 22:10 Nga I.A
Biden: Do takohem me Xi Jinping nëse vjen në takimin e samitit të
Joe Biden dhe Xi Jinping

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha të martën se ishte "i sigurt" se do ta takonte Xi Jinping në nëntor, nëse udhëheqësi kinez vendosë të marrë pjesë në një takim të G20-s të planifikuar në ishullin turistik të Indonezisë, Bali.

“Nëse ai është atje, jam i sigurt se do ta takojë”, u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Biden nuk është takuar me Xi që kur u bë president në janar 2021, duke kufizuar kontaktet midis në një seri telefonatash. Tensionet po rriten mbi kërcënimet e Kinës ndaj Tajvanit, të mbështetur nga SHBA-ja, dhe një mosmarrëveshje tregtare ende të pazgjidhur midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Megjithatë, mundësitë për një samit janë tkurrur nga pandemia globale Covid-19 dhe reduktimi i udhëtimeve ndërkombëtare nga Xi.

Në gusht, presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, i tha Bloomberg se lideri kinez dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të jenë prezent në samitin e G20, duke krijuar gjithashtu mundësinë e takimit të parë Biden-Putin që nga urdhri i Moskës për të pushtuar Ukrainën.

Shtëpia e Bardhë ende nuk ka dhënë detajet e planeve të udhëtimit të Bidenit. Gjatë bisedës të tyre të fundit telefonike, në korrik, një zyrtar amerikan tha se Biden dhe Xi kishin vendosur të "gjenin një kohë të përshtatshme reciproke" për një takim ballë për ballë.

Marrë nga REL

xi jinping joe biden

Sondazh

Poll