Përmbytjet në Pakistan, rrezikohet tejmbushja e liqenit më të madh në vend
Permbytjet ne Pakistan PAKISTAN- Autoritetet pakistaneze po përpiqen të ndalojnë liqenin e tyre më të madh që të shp&eum...
Zaporizhja është qytet në juglindje të Ukrainës, ku ndodhet centrali më i madh bërthamor në Evropë.
UKRAINË- Raporti i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) thotë se ka "nevojë urgjente për masa të përkohshme" për të shmangur një aksident bërthamor në termocentralin e Zaporizhjas. Zaporizhja është qytet në juglindje të Ukrainës, ku ndodhet centrali më i madh bërthamor në Evropë.
Në një raport të lëshuar më 6 shtator, pas një misioni në centralin bërthamor, IAEA thotë se situata aktuale rreth uzinës, e cila është marrë nën kontroll nga ushtria ruse, është "e paqëndrueshme dhe veprimi më i mirë për të garantuar sigurinë e objekteve bërthamore të Ukrainës dhe popullit të saj do të ishte që ky konflikt i armatosur të përfundonte tani”.
"Deri në përfundim të konfliktit dhe rivendosjes së kushteve të qëndrueshme, ekziston një nevojë urgjente për masa të përkohshme për të parandaluar një aksident bërthamor që vjen nga dëmtimi fizik i shkaktuar nga mjetet ushtarake", thotë raporti.
“Kjo mund të arrihet me krijimin e menjëhershëm të një zone të mbrojtur të sigurisë bërthamore”.
IAEA thotë se është gati që të fillojë "menjëherë" konsultimet që çojnë në "krijimin urgjent” të kësaj zone. Raporti i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore vjen pasi një mision i kësaj agjencie vizitoi javën e kaluar Zaporizhjën. Më 6 shtator, të gjashtë reaktorët e Zaporizhjës janë fikur pas granatimeve në afërsi të centralit bërthamor. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, fajësoi trupat ruse për sulmet me artileri. Por, të dyja palët vazhdimisht fajësojnë njëra-tjetrën për rreziqet që i kanosen centralit më të madh bërthamor në Evropë që është okupuar nga forcat ruse pak kohë pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Marrë nga REL
Permbytjet ne Pakistan PAKISTAN- Autoritetet pakistaneze po përpiqen të ndalojnë liqenin e tyre më të madh që të shp&eum...
von der leyen BRUKSEL-Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka folur për mediat në Bruksel ku theksoi se mbyllja e tub...
Infografik BRUKSEL- Çmimet e energjisë kanë arritur nivele të reja në të gjithë Evropën këtë javë ...
Armend Mehaj dhe Christine Lambrecht GJERMANI- Ministrja gjermane e mbrojtjes, Christine Lambrecht, priti të martën (6.02.) në Berlin, homol...
Recep Tayyip Erdogan SARAJEVË- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi për një marrëveshje me Bosnjë e Hercegovin...
Centrali bërthamor Zaporizhzhia UKRAINË- Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka publikuar një raport në lidhje me...
Pamje nga takimi KOSOVË- Kryeprokurori i shtetit në Kosovë, Besim Kelmendi, ka mbajtur takimin e radhës së Kolegjiumit të kry...
Ana Brnabiç KROACI- Gazeta kroate, Slobodna Dalmacija thotë se Serbia de facto e ka njohur Kosovën. Vizitën e kryemin...
Gasprom RUSI- Një ministër që drejton përpjekjet e presidencës çeke të Bashkimit Evropian për të përbal...
Makina e shpërthyer e dëmtuar plotësisht UKRAINË- Një zyrtar rus i emëruar si komandant për qytetin juglindor t&eum...