Art&Argëtim

Ambasadori britanik në Tiranë fans i Rita Orës: Përcjell energji pozitive përmes këngëve

Ambasadori Alastair King-Smith u shpreh se Rita Ora përcjell energji pozitive përmes këngëve.

6 Shtator 2022, 11:48 Nga A.B
Ambasadori britanik në Tiranë fans i Rita Orës: Përcjell
Rita Ora dhe ambasadori

TIRANË- Një frymëzim për të rinjtë por jo vetëm, kështu e konsideroi ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith, këngëtaren shqiptare, Rita Ora, e cila do të performojë sot në sheshin Skënderbej në Tiranë.

“Jam shumë i lumtur që ju Rita jeni me ne në Tiranë, është kënaqësi. Ju me jepni energji pozitive përmes këngëve tuaja. Jeni një frymëzim për të rinjtë. Në këtë botë kemi shumë sfida, por edhe shumë oportunitet. Arsyeja që jeni këtu me ne të jep një frymëzim. Është moment i vecantë ne festojmë 100 vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Britanisë. Mirëseerdhët.” u shpreh ambasadori britanik.

alastair king-smith rita ora

Sondazh

Poll