Art&Argëtim

Përjetësohet ikona italiane, fytyra e Raffaella Carrà stampohet në monedhën 5 euroshe

Fytyra e Raffella Carrà, e përmendur disa herë edhe nga Emanuele Crialese në filmin L'immensione con Penelope Cruz , i sapo prezantuar në Festivalin e Filmit të Venecias, do t'i shtohet asaj të artistëve të tjerë të mëdhenj si Alberto Sordi.

6 Shtator 2022, 15:21 Nga F.M
Përjetësohet ikona italiane, fytyra e Raffaella
Raffaella Carrà

ITALI- Fytyra e Raffaella Carrà do të stampohet në një monedhë 5 euroshe në vitin 2023. Instituti Shtetëror Poligrafik kreu një anketë mes italianëve për të vendosur emrin e një gruaje që do të përfshihej në koleksionin kushtuar artistëve të mëdhenj italianë. Për rrjedhojë u përzgjodh ai i prezantueses, këngëtares dhe balerinës, e cila ndërroi jetë më 5 korrik 2021.

Kështu, fytyra e Raffella Carrà, e përmendur disa herë edhe nga Emanuele Crialese në filmin L'immensione con Penelope Cruz , i sapo prezantuar në Festivalin e Filmit të Venecias, do t'i shtohet asaj të artistëve të tjerë të mëdhenj si Alberto Sordi, Eduardo De Filippo dhe Ennio Morricone, në koleksionin e monedhave bimetalike 5 euroshe, të pa destinuara për qarkullim.

I njëjtë ishte dhe rasti për monedhën 2 euroshe kushtuar Falcones dhe Borsellinos. Por, për të marrë konfirmimin zyrtar do të duhet të pritet edhe disa muaj. Kjo pasi njoftimi do të bëhet në fillim të vitit të ardhshëm. 

raffaella carrà

Sondazh

Poll