Dimri i vështirë i Evropës: A mjaftojnë 375 miliardë euro për të na mbajtur ngrohtë?
energjia EUROPË- Të paktën 375 miliardë euro masa mbështetëse do t'u jepen familjeve evropiane këtë ...
Lavrov tha se Perëndimi nuk ka zbutur sanksionet për t’ia bërë më të lehtë Rusisë që të dërgojë jashtë vendit produktet bujqësore.
RUSI- Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se Perëndimi nuk po respekton premtimin e tij për të ndihmuar që ushqimet dhe plehrat artificiale ruse të mund të arrijnë në tregjet globale. Ai ngriti dyshime lidhur me respektimin nga ana e Moskës të marrëveshjes me Ukrainën për eksportet.
Lavrov tha se Perëndimi nuk ka zbutur sanksionet për t’ia bërë më të lehtë Rusisë që të dërgojë jashtë vendit produktet bujqësore.
Moska e ka parë marrëveshjen për eksportet si pakt kyç. Kjo marrëveshje u arrit me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë, që çoi në zhbllokimin e eksporteve të drithërave ukrainase nga portet në jug të vendit dhe lehtësoi krizën botërore me furnizime ushqimore.
“Kolegët tanë perëndimorë nuk po bëjnë atë që ne na u premtua nga sekretari i Përgjithshëm i OKB-së”, tha Lavrov gjatë një konference për media në Moskë.
“Ata nuk po ndërmarrin vendime për të hequr sanksionet logjistike që parandalojnë qasjen e lirë në tregjet botërore të plehrave dhe drithërave ruse”, shtoi ai.
Moska tha se sanksionet perëndimore po vështirësojnë organizimin e transportit, por edhe sigurimin dërgesave, edhe pse sanksionet nuk shënjestrojnë drejtpërdrejt eksportet ushqimore dhe ato bujqësore.
Kryediplomati rus tha se është në kontakt me Kombet e Bashkuara për t’i bërë presion shteteve perëndimore që të respektojnë zotimet e tyre për eksportet.
Marrëveshja për eksportet e produkteve bujqësore të Ukrainës dhe Rusisë është pakti i vetëm që dy vendet kanë arritur qëkur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt./REL/
energjia EUROPË- Të paktën 375 miliardë euro masa mbështetëse do t'u jepen familjeve evropiane këtë ...
Mitsotakis GREQI- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i dërgoi një mesazh të qartë Turqisë, e cila pak orë pas deklaratave ...
Isaac Herzog dhe Frank-Walter Steinmeier GJERMANI- Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, në një fjalim të mbajtur në Parlamentin Gj...
Hristijan Mickoski MAQEDONIA E VERIUT- Sipas VMRO-DPMNE-së, nënshkrimi i marrëveshjes me Bullgarinë është fillimi i të g...
foto ilustruese MAQEDONIA E VERIUT- Bullgaria nga fillimi i tetorit deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm do të dë...
Mbreteresha Elizabet dhe Truss BRITANI- Liz Truss po takohet me Mbretëreshën në Kalanë Balmoral si pjesë e procesit formal q&...
Spitali modular MAQEDONIA E VERIUT- Seanca për rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë është anuluar për m&e...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar për herë të parë letrën e dërguar nga presidenti fr...
Putin dhe Erdogan TURQI- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se për krizën energjetike në Evropë fajtorë janë...
foto ilustruese SLLOVAKI- Autoritetet në Sllovakinë lindore u kanë kërkuar banorëve të jenë të kujdesshëm pasi...