Bota

VIDEO/ "Dimri do të jetë i gjatë"! Gazprom "kërcënon" Europën me bllokimin e gazit? Pamjet që po trazojnë botën

Në video shihen punonjësit e gjigandit rus të gazit "Gazprom" që tregojnë që temperaturat zbresin nën 0 gradë dhe "Gazprom" që bllokon shpërndarjen e gazit në Europë.

6 Shtator 2022, 14:38 Nga e.k
VIDEO/ "Dimri do të jetë i gjatë"! Gazprom
Pamje nga video e publikuar

RUSI- "Dimri do të jetë i gjatë", këto janë vargjet e këngës së artistit rus Yuri Vizbor dhe interpretuar nga mbesa e tij Varvara Vizbor që shoqëron dhe një video të publikuar së fundmi në rrjetet sociale si shantazh ndaj Ukrainës dhe Europës.

Në video shihen punonjësit e gjigandit rus të gazit "Gazprom" që tregojnë që temperaturat zbresin nën 0 gradë dhe "Gazprom" që bllokon shpërndarjen e gazit në Europë.

Videoja, e cila është shpërndarë gjerësisht në Telegram dhe Twitter gjatë orëve të fundit, nuk është publikuar në asnjë llogari zyrtare në rrjetet sociale të Gazprom. Sidoqoftë, shumë përdorues citojnë vetë kompaninë ruse si burim.

Nga Ukraina ka reaguar këshilltari i ministrrit të Brendshëm  Anton Khraschenko i cili shkruan se a mendojnë ata (rusët) vërtet se mund të vrasin mijëra ukrainas, të pushtojnë territore të një vendi tjetër dhe të bëjnë Evropën të mbyllë një sy nga frika se mos i shantazhojë me gaz?

"Gazprom rus publikoi një video "Dimri do të jetë i gjatë" ku kompania ndalon rrjedhën e gazit dhe fillon epoka e akullit në Evropë. A mendojnë ata vërtet se mund të vrasin mijëra ukrainas, të kapin territore të një vendi tjetër dhe Evropa do të shikojë nga ana tjetër, e frikësuar nga shantazhi me gaz?", shkruan ai.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll