Bota

Raporti i OBSH: Rastet e lisë së majmunit janë ulur me 25% në javën e fundit

Që nga 5 shtatori ka 52,997 raste të konfirmuara, 398 të mundshme dhe 18 vdekje. Deri më sot, dhjetë vendet më të prekura janë Shtetet e Bashkuara.

6 Shtator 2022, 15:00 Nga d.a.
Raporti i OBSH: Rastet e lisë së majmunit janë ulur me 25%
lija e majmunit

GJENEVË- Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 5029 raste të lisë së majmunit janë raportuar në një javë midis 29 gushtit dhe 4 shtatorit, një rënie prej 25,5% në krahasim me javën e kaluar.

Sipas mediave italiane, që nga 5 shtatori ka 52,997 raste të konfirmuara, 398 të mundshme dhe 18 vdekje dhe deri më sot, në Shtetet e Bashkuara, janë shënuar më shumë se një e treta e rasteve globale.

Ndërkohë sipas të dhënave të fundit të publikuara dhjetë vendet më të prekura janë: Spanja (6,645), Brazili (5,197), Franca (3,646), Gjermania (3,493), Britania e Madhe ( 3,413), Peru (1,546), Kanada (1,289), Holandë (1,172) dhe Portugali (871).

lija e majmunit obsh per line e majmunit

Sondazh

Poll