“Shqipëria është në fund të fillimit”, Soreca ‘shuan’ shpresat për hapjen e negociatave: Franca dhe Holanda janë
13 Gusht 2019, 09:34Nga DOSJA
Shqipëria është në fund të fillimit jo në fillim të fundit të anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian. Kjo është deklarata e ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca. Duke folur për ‘Euronews’, Soreca iu referua Uinston Çërçillit, kur u pyet për fazën në të cilën ndodhet Shqipëria në ambicien e saj për anëtarësim në BE.
Rreth 91 për qind e popullatës në shtetin ballkanik, shkruan Euronews, është në favor të anëtarësimit, por kohët e fundit, Franca dhe Holanda duket se po bllokojnë bisedimet për anëtarësim. Kryeminsitri shqiptar, Edi Rama ndërkohë ka shprehur zhgënjim për situatën dhe ka thënë në një intervistë po për Euroneës:
“Ne duhet të përballemi me faktin se gjithnjë e më shumë vendimmarrja e këshillit nuk bazohet në atë që ne bëjmë, në atë që vendet si ne bëjnë, por në situatën e brendshme apo dinamikën e brendshme politike në vende të ndryshme anëtare”, ka deklaruar shefi i qeverisë shqiptare.
Si Shqipëria, ashtu edhe Maqedonia e Veriut kanë probleme me sundimin e ligjit që kanë ngadalësuar rrugën e tyre drejt anëtarësimit, nënvizon euronews. Soreca ndërkohë thotë se është bërë shumë progres, por ka fusha ku administrata shqiptare duhet të vazhdojë të punojë, si psh lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reforma elektorale.
Shqipëri- Presidenti i vendit Ilir Meta sot nuk ka dhënë asnjë mesazh politik por shfaqet duke shijuar pushimet. Me rroba banjo ai shfaqet duke notuar në Liqen...
Tiranë- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, duket se ka nisur pushimet dhe është shumë aktive në rrjetet sociale.Nuk mungojnë ...
TIRANË- Komuniteti Shqiptar i Helsinkit shpreh shqetësimin për krizën e thellë politike, në të cilën ndodhet Shqipëria prej disa muajsh. KSHH ju bën thirrj...
Abuzimi me cilësinë e karburanteve është e njëjtë me informalitetin fiskal thotë ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Madje, sipas saj, të dyja shkelje...
Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se reforma në drejtësi është e kapur. Lubonja thotë se ndërkombëtarët janë pjesë e fajit, ...
SHKODËR– Partia Demokratike ka reguar sërish ndaj deklaratës së kryebashkiakut të Shkodrës Valdrin Pjetri, icili u shpreh se nuk është ai e keqja e atij qy...
VLORË– Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vlorë ku edhe po kalon pushimet me familjen e tij në vilën shtetërore. “Paparacët” kanë kapur një foto të tij duke ...