Politike

‘Teatri’/ Kryeministri Rama poston Josif Papagjonin, studiuesi: Duhet t’i japim publikut mundësinë që të këna

12 Gusht 2019, 14:55 Nga DOSJA
‘Teatri’/ Kryeministri Rama poston Josif Papagjonin, studiuesi:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë deklaratën e studiuesit të artit Josif Papagjoni lidhur me çështjen e prishjes së Teatrit Kombëtar.

Sipas tij, njeriu kur shkon në teatër duhet të ndjejë era parfum, jo si tani myk dhe lagështirë.

Duhet t’i japim publikut mundësinë, shansin që të kënaqet. Njeriu kur shkon në teatër duhet të ndjejë era parfum, që është një godinë e bukur, e kënaqshme, ku perceptohet produkti artistik. Por, kur shkoj atje tani, mban era myk, lagështirë,”-shkruan Papagjoni. 

POSTIMI I PLOTË:

Ndërkohë ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Disa javë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Ky i fundit deklaroi se teatri do të shpallet monument kulture dhe nënshkroi një marrëveshje me artistët. Artistët kanë nisur Festivalit për Ruajtjen e Teatrit, ku do të vendosen shfaqe të ndryshme. Michelle Placido i njohur si Komisar Katani do të jetë një nga aktorët që do performojë në TK.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama josif papagjoni ngujimi te teatri kombëtar shembja e teatrit kombëtar edi rama josif papagjoni ngujimi te teatri kombëtar shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll