Politike

“Nuk jam i keqi i Shkodrës” PD pralajmëron dokumenta të reja për Pjetrin: Ëndërro deri nesër, po shkon drejt Greminë

12 Gusht 2019, 13:48 Nga DOSJA
“Nuk jam i keqi i Shkodrës” PD pralajmëron dokumenta

SHKODËR– Partia Demokratike ka reguar sërish ndaj deklaratës së kryebashkiakut të Shkodrës Valdrin Pjetri, icili u shpreh se nuk është ai e keqja e atij qyteti. në një njoftim për emdiat, dega e PD-së Shkodër paralajmëron Pjetrin për publikimine dokumentave të reja.

Ndër rreshta PD-ja shkruan gjithashtu se Pjetri ka kohë deri nesër që të ëndërrojë, por që nuk e mbron dot më kryeministri Edi Rama pasi do të përfudnojë në greminë. 

Reagimi i PD-së
Trafikanti i Ramës në Shkodër qenka shqetësuar nga reagimi i qytetarëve të ndershëm të Shkodrës, që nuk pranojnë që qyteti të jetë peng i trafikantëve të drogës dhe përfaqësuesve të krimit të organizuar.

Mos u shqetëso nga letrat e reagimit qytetarë, që me urdhër të Edi Ramës i quan trakte. Ato nuk të cojnë në burg!

Shqetësohu nga letrat e autoriteteve ligjzbatuese italiane, QË NUK JANË TRAKTE dhe që provojnë se je një person i dënuar për trafik drogë. Këto letra të ndalojnë të uzurposh zyrën e Kryetarit të Bashkisë Shkodër, të cojnë në burg për fallsifikimin e Formularit të Dekriminalizimit dhe të bëjnë subjekt të menjëhershëm të ligjit Antimafia! Në këtë të fundit nuk të ndihmon dot as Edi Rama, as Tom Doshi, as babai dhe as vëllai.

E kot të të ripyesim a të kujton gjë data 27 Janar 2003, sepse e kemi të qartë që të ka marrë peng Edi Rama dhe nuk të lejon ta kujtosh.

E kot të presim për një përgjigje, sepse ti ke vendosur të mashtrosh dhe të fshihesh nga e vërteta njëlloj si Elvis Rroshi i Kavajës! Prandaj nesër shqiptarët do kenë mundësi të shikojnë me letra (dhe jo trakte) se çfarë është për përfaqësuesin politik të Edi Ramës në Qarkun Shkodër data 27 Janar 2003.
Deri nesër ke kohë për të ëndërruar përralla me qentë e karvanët, që po të cojnë përpara, drejt greminës!

Pak orë më parë, Pjetri reagoi pasi disa fletushka dhe pankarta kundra kreut të ri të zgjedhur të Bashkisë. Akuzat e Partia Demokratike ndaj kryebashkiakut të Shkodrës kanë filluar para disa ditësh kur opozita publikoi një letër që i kishte dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, ku kërkonte të verifikohej pastërtia e figurës së Pjetrit.

PD shkruante se ka indicie që Pjetri ka qenë i dënuar në Itali për trafik droge.  Pjetri tha se është i hapur për të bërë çdo verifikim

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat e pd per valdrin pjetrit valdrin pjetri akuzat e pd per valdrin pjetrit valdrin pjetri

Sondazh

Poll