Politike

Fotot me cigare/ Faqja e memeve nuk ia përton Ramës: Do ishte më e ndershme ta pranoje gabimin, për Fezviun s’ke gojë

12 Gusht 2019, 20:01 Nga DOSJA
Fotot me cigare/ Faqja e memeve nuk ia përton Ramës: Do ishte më

TIRANË– Ditën e sotme faqja e memeve “Brryli Broadway” publikoi foton e kryeministrit Edi Rama teksa tymoste një cigarë në ambienetet e brendshme të një lokali.

Pas publikimit të fotos, Rama mori përsipër sqarimin e ngjarjes duke shpjeguar se ndodhej jashtë një lokali në Vlorë.

Mirëpo “Brryli” nuk është bindur nga përgjigjia e Ramës, duke i thënë këtij të fundit se do të ishte më e ndershme sikur të pranonte se e kishte gabim.

“Dashnin e kena reciproke se tkena dash pa na ke dash! Do ishte me e nershme sikur ta pranojshe qi bone gabim, na beso ne dhe jo ate ploncin e Fuges se kjo do tjepte vlera tmodhja, tsiguroj per ket… Persa i perket kazonit e kena thon e sterthon qi Cimi Lulit nji surrat ka me Meron tat. Ne jena cuna te nershem, me dinjitet, me edukat Tironase dhe mos na gatarro me ata qi i kan bo lajka postimit tat, sidomos atij Hajdarit bamirsit tmodh. Ramazono na e nigjo llafin se e kena dashni pa kushte! Se harrova, per Fevziun ske goje me fol se tka majt ne pellemb te dores apo si e thoni ju anej. Te fala Lules”, shkruhet në postimin e “Brylli Broadway”.

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama u kap duke pirë cigare, nga ku duket si brenda një lokali. Fotoja u ripostua nga faqja e meme-ve “Brryli Broadëay”, e cila risjell në vemendje shkeljen e ligjit anti-duhan, që ndalon konsumimin e cigareve në amiente të mbyllura.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike brryli broadway edi rama edi rama me cigare brryli broadway edi rama edi rama me cigare

Sondazh

Poll