Aktualitet

PAMJET E FUNDIT/ Makina e biznesmenit të zhdukur shqiptar filmohet para një dyqani, asnjë gjurmë prej 8 ditësh

Mjeti i llojit “Jeep” me ngjyrë blu shihet që vijon rrugën në Faliraki, duke shënuar dhe gjurmët e fundit të shqiptarit.

5 Shtator 2022, 20:55 Nga F.M
PAMJET E FUNDIT/ Makina e biznesmenit të zhdukur shqiptar filmohet para
Xhani Topalli

GREQI- Makina e biznesmenit shqiptar, Xhani Topalli që rezulton i zhdukur prej tetë ditësh është filmuar për hetë të fundit teksa kalon para një dsyqani. Pamjet janë publikuar nga mediat greke ku shihet se 46-vjeçari ishte nisur për tu takuar me disa miq pasqiten e të dielës së kaluar (28 gusht). Por, babai i tre fëmijëve nuk mbërritit kurrë në destinacion.

Mjeti i llojit “Jeep” me ngjyrë blu shihet që vijon rrugën në Faliraki, duke shënuar dhe gjurmët e fundit të shqiptarit.

Sipas policisë, të gjitha portat e daljes nga ishulli janë kontrolluar por pa asnjë rezultat, ndërsa po kontrollohen personat që kanë pasur marrëdhënie financiare e profesionale me babain e trë fëmijëve. Mjeti e celulari u gjetën tre ditë pas zhdukjes së shqiptarit, ndërkohë që ende nuk ka gjurmë prej tij.

Dyshimet janë se Topalli që jetonte prej vitesh në Rodos mund të jetë marrë peng për shkak të disa borxheve që kishte. Por, ende nuk ka asgjë të konfirmuar.

xhani topalli

Sondazh

Poll