Aktualitet

EMRAT/ Kanabis në dhoma të fshehta nëntokësore! Shkatërrohet banda me shqiptarë në Angli

Shqiptarët kishin ngritur ferma kanabisi në Angli, duke marrë shtëpi me qira e duke përdorur dokumente të rreme. Tre shqiptarët e arrestuar ishin siguruar të krijonin kalime, pasi ata kishin fshehur mirë fermat e kanabisit. Autoritetet angleze kanë bërë me dije se në vendin ku shqiptarët rrisnin kanabisin mund të kaloje vetëm duke gërmuar nën tokë ose nga dyert e dollapit në papafingo.

5 Shtator 2022, 20:44 Nga e.k
EMRAT/ Kanabis në dhoma të fshehta nëntokësore!
Shqiptarët e arrestuar

BRITANI- Një bande shqiptare është shaktërruar nga Policia britanike pas një operacioni anti-drogë. 

Shqiptarët kishin ngritur ferma kanabisi në Angli, duke marrë shtëpi me qira e duke përdorur dokumente të rreme. Tre shqiptarët e arrestuar ishin siguruar të krijonin kalime, pasi ata kishin fshehur mirë fermat e kanabisit. Autoritetet angleze kanë bërë me dije se në vendin ku shqiptarët rrisnin kanabisin mund të kaloje vetëm duke gërmuar nën tokë ose nga dyert e dollapit në papafingo.

Klesti Gorcellari, 24 vjeç, u burgos për shtatë vjet e gjysmë, ndërsa anëtari i besuar i organizatës Isuf Roshi, 24 vjeç u dënua me pesë vjet burg. Armando Sulce, 27 vjeç, nga Tern Street, Canterbury, Bradford, u dënua me 4 vite burg.

Ditën e premte ishin dënuar me nga 12 muaj burg edhe se Andrit Toci, 33 vjeç dhe Revi Shehu, 25 vjeç, të cilët luanin një rol të kufizuar në rrjetin e drogës.

Toci u kap në një fabrikë kanabisi në ëayland Avenue, ëorsbrough, Barnsley dhe Shehu në një fermë droge në Thurston Gardens, Allerton, Bradford. Të dy u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit.

Dy anëtarë të tjerë të organizatës ndodhen në paraburgim pas shtyrjes së çështjeve të tyre. Elvis Abedin, 27 vjeç dhe Mario Tafa, 22 vjeç, të dy nga Kellett Lane, Loëer ëortley, Leeds, pritet t’u komunikohet dënimi muajin e ardhshëm.

Policia e West Yorkshire dhe shërbimi i imigracionit kryen vëzhgime në adresat në Bradford, Keighley, Leeds dhe Barnsley. Më 7 korrik 2021, u zhvillua një operacion i madh i koordinuar për kërkimin e rrjetit të pronave të marra me qira.

Në vitin 2019, gjurmët e Isuf Roshit u gjetën në një dyqan në Leeds, ku një bastisje e policisë zbuloi një fermë kanabisi prej 150,000 £. Disa nga 275 bimët ishin fshehur nën një derë kurthi në bodrum.

klesti gorcellari isuf roshi armando sulce policia britanike

Sondazh

Poll