Bota

Po ngjisnin malin më të lartë në Siberi, humbin jetën tetë persona! Ekipet e shpëtimit kërkojnë për të mbijetuarit

Të vdekurit ishin pjesë e një grupi prej 12 individësh, duke përfshirë dy udhërrëfyes, të cilët janë ngjitur në Klyuchevskaya Sopka në rajonin verilindor të gadishullit Kamchatka të Rusisë që nga 30 gushti, tha agjencia shtetërore ruse e lajmeve, RIA Novosti.

5 Shtator 2022, 21:18 Nga e.k
Po ngjisnin malin më të lartë në Siberi, humbin jetën
Klyuchevskaya Sopka

SIBERI- Ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë të mbijetuarit e një ekspedite ngjitëse në vullkanin më të lartë të Euroazisë që ka marrë tashmë tetë jetë.

Të vdekurit ishin pjesë e një grupi prej 12 individësh, duke përfshirë dy udhërrëfyes, të cilët janë ngjitur në Klyuchevskaya Sopka në rajonin verilindor të gadishullit Kamchatka të Rusisë që nga 30 gushti, tha agjencia shtetërore ruse e lajmeve, RIA Novosti.

Ministria e Mbrojtjes Civile e Rusisë, Emergjencave dhe Ndihmës ndaj Fatkeqësive deklaroi në median shtetërore se një grup shpëtimi po ngjitet për të arritur tek të mbijetuarit, fati i të cilëve nuk dihet.

Ekipet e shpëtimit shpresojnë të arrijnë në kamp deri në mesnatë dhe të vazhdojnë lart të nesërmen herët në mëngjes. Përparimi i tyre po vështirësohet nga kushtet e vështira të motit, me erëra të forta, temperatura të ftohta dhe borë në lartësi të mëdha, shkruan CNN.

“Rezultati i operacionit të kërkim-shpëtimit varet nga moti, retë e hirit në shpatet, shkrirja e akullnajave, rrjedhat e baltës dhe rënia e shkëmbinjve”, tha ministria.

Përpjekjet e mëparshme të kërkimit dhe shpëtimit për të arritur individët e bllokuar ishin të pasuksesshme, pasi erërat e forta penguan një helikopter të zbarkonte të dielën, një ditë pasi pesë anëtarë të grupit u rrëzuan për vdekje.

Ministri i Situatave Emergjente për rajonin ku ndodhet vullkani ka hapur një linjë telefonike për të informuar të afërmit në lidhje me zhvillimin e stiuatës.

“Të afërmit mund të mësojnë informacione për ecurinë e operacioneve të kërkim-shpëtimit, si dhe, nëse është e nevojshme, të marrin ndihmë psikologjike“, tha shërbimi për shtyp i ministrisë.

Tashmë ka nisur një hetim për të zbuluar shkakun e vdekjes dhe se si ka ndodhur tragjedia.

Klyuchevskaya Sopka (4,750 metra) është mali më i lartë i Siberisë dhe vullkani më i lartë aktiv i Euroazisë.

siberi

Sondazh

Poll