Bota

Rusia shtyn "referendumin" në qytetin e pushtuar të Ukrainës

Sipas tij, bombardimet e ashpra ukrainase, e kanë bërë të pakalueshme një urë kyçe në Herson. Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kanë dënuar planet për referendum në Herson dhe zonat tjera.

5 Shtator 2022, 20:37 Nga I.A
Rusia shtyn "referendumin" në qytetin e pushtuar të
Rusi

RUSI- Autoritetet e instaluara nga Rusia në qytetin ukrainas Herson, kanë shtyrë mbajtjen e të ashtuquajturit referendum për t’iu bashkuar Rusisë.

“Ky hap është shtyrë për shkak të situatës së sigurisë”, ka thënë Kirill Stremousov, zëvendësudhëheqës i administratës së instaluar nga Rusia.

Sipas tij, bombardimet e ashpra ukrainase, e kanë bërë të pakalueshme një urë kyçe në Herson. Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kanë dënuar planet për referendum në Herson dhe zonat tjera. Ndërkohë, Ukraina ka thënë se ka rimarrë kontrollin e qytezës Viskopillja, e cila gjendet rreth 167 kilometra në veri të Hersonit.

Kjo fitore – që nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur – është pjesë e kundërofensivës së nisur nga ushtria ukrainase javën e kaluar. Një disa fotografi janë parë ushtarët duke ngritur lart flamurin ukrainas mbi këtë qytezë, që ka pasur rreth 4.000 banorë para luftës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Marrë nga REL

kirill stremousov vladimir putin

Sondazh

Poll